Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Protesta/ Shahini mesazh një ditë para provimit të matematikës: Një stër-politizim i skajshëm dhe i tmerrshëm

Lapsi.al 14 June 2020
Protesta/ Shahini mesazh një ditë para provimit të

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, i është drejtuar me një video-mesazh nxënësve dhe prindërve të tyre, një ditë para provimit ët matematikës, ndërsa prej disa ditësh maturantët janë në protestë, duke shprehur pakënaqësi për testet. 

“Ju drejtohem sepse jeni shqetësuar nga një debat i çuditshëm dhe i stërpolitizuar mbi maturën Kombëtare. Një stërpolitizim i skajshëm dhe i tmerrshëm që jo vetëm shpërqendroi nxënësit nga përgatitja për provimin e radhës, por edhe keq informoi një debat që mund të ishte një debat i rëndësishëm kombëtar. Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Komiteti i Maturës Shtetërore kanë adresuar të gjitha shqetësimit që janë adresuar nga nxënësit dhe mësuesit dhe nuk kam çfarë të shtoj më për këto informatat që kanë dhënë institucionet përgjegjëse. Këto janë çështje teknike dhe duhet ta diskutojnë personat e fushës dhe më pak ne që jemi persona politik. Provimet kombëtare nuk paralizojnë nxënësit, është i dizajnuar jo vetëm të masë njoghuritë e nxënësve , pro dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar këto njohuri në jetë apo në punë.

Testi PISA që është dhe standardi i vlerësimeve për nxënësit e bën këtë. Ky lloj testi informon edhe qendrën  shërbimeve arsimore që të orientojë drejtë një matje të tillë. Të gjithë vendet kanë shkuar drejtë  kësaj dhe jemi duke matur kompetencat që nxënësit mund të kenë dhe jo njohuritë që mund t’i kenë mësuar përmendësh nëj ditë para mësimit. Nxxënësit thoshin që kishte më shumë pyetje logjike dhe kështu duhet ët jetë.

Njohuritë për Letërsinë duhet të na hynë në punë edhe për jetë. Provimet kanë filluar të masin aplikimin në jetë të njohurive. Një debat për mënyrën si po zhvillohet gjuha shqipe, letërsia shqipe dhe se si po u mësohet nxënësve në shkollat tona, duhet bërë nga ekspertët jo nga politikanët. Njerëzit e fushës që dinë ta adresojnë këtë në mënyrë produktive dhe për ta përkthyer në praktika mësimore. Iu referova protestuesve të rijnë, sepse nuk e di kush po proteston”, tha ministrja.

Të këshilluara

(FOTO) Parashikimi i motit për javën qe vjen

Java që presim përpara pritet të të jetë relativisht e paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme dhe temperatura me ato që i ngjajnë vjeshtës dhe jo verës...

15:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI