Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Policia aksion në Tiranë, 7 të arrestuar

Lapsi.al 14 June 2020
Policia aksion në Tiranë, 7 të arrestuar

Sherbimet e Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkótikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, góditên një tjetër rast, duke vënë në pránga shtetasin Xh. Ç., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas qarkullonte me mjet motorr me drejtues shtetasin E.S., dhe  gjatë kontrollit fizik  ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale 16 gr lëndë narkótike e dyshuar cannabis sattiva. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E.S., 22 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin A. V., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.C., 34 vjeç, pasi në rrugën “Frosina Plaku”, u kap në thyerje të masës së sigurise “Arrest në shtëpi”, dhënë nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

-K. H., 32 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim ;

-A. Q (Ç)., 33 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-D.J., 22 vjeç, pasi tek mbikalimi në Qafë Kashar, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar këmbësorin  Z.Z.,i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore ;

-A. L., 21 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

(FOTO) Parashikimi i motit për javën qe vjen

Java që presim përpara pritet të të jetë relativisht e paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme dhe temperatura me ato që i ngjajnë vjeshtës dhe jo verës...

15:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI