Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 godet Turqinë

Lapsi.al 14 June 2020
VIDEO/ Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 godet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ka goditur pasditen e së dielës Turqinë. Lëkundja u shënua me epiqendër në orën 17.24 në Bingöl, Karlıova në lindje të vendit. Sipas autoriteteve kanë shënuar edhe 16 pasgoditje të tjera nga të cilat 2 ishin mjaft të fuqishme me magnitudë 4.7 and 4.6.

Thellësia e tërmetit ishte vetëm 8 km. Në terren kanë shkuar ekipe të shumta të emergjencave për të verifikuar nëse ka njerëz nën rrënojat e banesave të rrëzuara. Deri tani raportohet vetëm për disa të plagosur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Policia aksion në Tiranë, 7 të arrestuar

Sherbimet e Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkótikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fush...

17:18

(FOTO) Parashikimi i motit për javën qe vjen

Java që presim përpara pritet të të jetë relativisht e paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme dhe temperatura me ato që i ngjajnë vjeshtës dhe jo verës...

15:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI