Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Sërish shifra alarmante në Maqedoninë e Veriut/ 9 viktima dhe 162 të prekur me covid

Lapsi.al 14 June 2020
Sërish shifra alarmante në Maqedoninë e Veriut/ 9 viktima dhe 162

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 162 raste të tjera të konfirmuara me koronavirus duke bërë që numri i përgjithshëm i tyre të shkojë në 4 057. Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 9 vdekje, duke e çuar në 188 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

Instituti i Shëndetit Publik po ashtu ka regjistruar 5 pacientë të shëruar numri i të cilëve ka shkuar në 1 710. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, aktualisht numri i rasteve aktive është 2 159. Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka kryer 778 teste ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë ka kryer gjithsej 43 040 teste. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Policia aksion në Tiranë, 7 të arrestuar

Sherbimet e Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkótikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fush...

17:18

(FOTO) Parashikimi i motit për javën qe vjen

Java që presim përpara pritet të të jetë relativisht e paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme dhe temperatura me ato që i ngjajnë vjeshtës dhe jo verës...

15:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI