Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Tahiri: S'jam larguar kurrë nga politika. Gjyqi im është qesharak

Lapsi.al 11 June 2020
Tahiri: S'jam larguar kurrë nga politika. Gjyqi im është

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur për mediat në përfundim të seancës. Në një dekalratë për mediat, Tahiri është shprehur se ai nuk ka dorëzuar prova të reja dhe beson se është i pafajshëm.

Tahiri tha se nuk ka ikur kurrë nga politika dhe shtoi se tashmë gjyqi është bërë shumë qesharak. Ai u shpreh se punën e tij e ka bërë më mirë se ata që kanë qenë para tij dhe pas tij, duke thumbur dhe Fatmir Xhafën dhe Sandër Lleshajn. Në fund ai u shpreh se “çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre”.

Çfarë ndodhi sot në gjykatë?

E keni dëgjuar dhe stërdëgjuar dhe nuk besoj ja vlen të zgjatem, ne folëm dhe kjo ishte e fundit. Tani duhet të flasë gjykata.

Ka ndonjë ndryshim nga ajo që keni thënë në gjyaktën e shkallës së parë?

Kursejeni dhe për publikun këtë dhe se është bërë qesharak dhe gjyqi im, qytetarët kanë shumë gjëra të tjera për t’u marrë ka më shumë halle.

Besoni tek pafajësia?

Unë nuk kam folur shumë gjatë gjatë kohës që kanë qenë i akuzuar, e kam bërë këtë për të reskpektuar drejtësinë. Unë kam dorëzuar dhe mandatin, por nuk e kam bërë këtë, pasi mund të vija këtu si deputet dhe të shkoja dhe në Kuvend. Unë besoj tek drejtësia, para qytetarëve e familjes sime jam i bindur se kam bërë gjënë e duhur. E kam bërë detyrën më mirë se ata që ishin dhe ata që janë në detyrë.

A do rikthehesh në politikë nëse merrni pafajësinë?

Unë s’kam ikur kurrë nga politika, nuk më tundon kjo historia e politikës, nuk më ka tunduar dhe kur kam qenë deputet.

Do ta pranoni vendimin e gjykatës?

Do ta pranoj pa asnjë diskutim, do e pranoj siç çdo vendim gjykate.

Keni hedhur akuza për prokurorët se kanë manipuluar provat?

Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre.

Sot është zhvilluar seanca kundër ish-ministrit Saimir Tahiri. Gjykata dhe ish-ministri janë përballur për më shumë se 5 orë, por në fund u vendos që vendimi të mos merret sot. Gjykata ka kërkuar kohë për të marrë vendimin dhe seanca e radhës do zhvillohet në 24 qershor në orën 11:00.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI