Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

"Jemi më mirë se Gjermania"/ Rilindasit e kanë humbur, ça thotë Rama s'thotë Bushati (videot)

Lapsi.al 11 June 2020
"Jemi më mirë se Gjermania"/ Rilindasit e kanë humbur,

Në orkestrën e rilindjes kanë filluar ti bien njëri gozhdës tjetri patkoit. Nëse për shumë vite, gjatë kohës së opozitës, lajtotivi i socialistëve ishte tallja e Berishës që e krahasonte Shqipërinë me Gjermaninë edhe pasardhësit e tij nuk janë imunë nga ky virus i fund pushtetit. Por disa e thonë me zë të lartë disa e lënë të kuptohet.

Në një debat me gazetarë në Open kur po rendiste "sukseset" e qeverisë së tij, Rama u ironizua se po sillej njësoj si Saliu i cili e krahasonte vendin me Gjermaninë.

'Jo, jo unë nuk e kam thënë kurrë këtë" këmbënguli i bindur kryeministri ashtu sikurse duket qartë edhe në videon poshtë.

[video width="842" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/IMG_8739.mp4"][/video]

Por nuk kaluan as dy ditë nga e hëna në të premte dhe një deputet i PS nuk nguroi të thotë frazën magjike: "Shqipëria është 10 herë më mirë sesa Gjerania dhe 50 herë më mirë se Italia" tha Ervin Bushati në një debat në ABC.

Natyrisht krahasimi me Gjermaninë, për të cilin patentën e ka Berisha, bën të qeshë hidhur secilin do shqiptar. Në fund të qeverisjes gënjejnë të gjithë njësoj. Por e keqja me rilindasit është se ata nuk janë as të kordinuar në mashtrim.

©Lapsi.al

https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/vb.536937076421721/294180021715995/?type=2&theater

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI