Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kreditë me probleme rriten lehtë në prill, për të dytin muaj radhazi

Lapsi.al 11 June 2020
Kreditë me probleme rriten lehtë në prill, për të dytin

Huatë që nuk kthehen në afat në banka shënuan një rritje të lehtë në prill për të dytin muaj radhazi, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Në prill, ky tregues arriti në 8.28%, nga 8.18% që ishin në shkurt, kur huatë e pakthyera kishin arritur në nivelin më të ulët në 11 vjet.

Rritja e këtij treguesi reflekton mosshlyerjen e huave deri në janar (bankat i raportojnë kreditë si problematike kur ato nuk shlyhen prej më shumë se tre muaj), ndërsa efektet e Covid-19 në këtë tregues nuk kanë nisur të reflektohen akoma.

Rritja e këtij treguesi është e moderuar për shkak të procesit të ristrukturimit të huasë, që filloi pas një vendimi të Bankës së Shqipërisë, që ka lehtësuar kërkesat rregullatore mbi riskedulimin e kredisë dhe ka inkurajuar bankat të ofrojnë shtyrje të pagesës së këstit të kredisë për bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme. Vendimi ishte fillimisht për tre muaj, për periudhën mars-maj dhe më pas është shtyrë edhe për tre muaj të tjerë, qershor-gusht.

Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se për shtyrjen e parë tre mujorë janë ristrukturuar kredi me një vlerë totale prej rreth 2 miliardë euro, ose gati gjysmën e stokut të huasë të dhënë nga bankat.

Kreditë e shtyra nuk përllogariten si problematike dhe vetëm në shtator do të reflektohet i qartë efekti që ka pasur pandemia në huatë me probleme.

Guvernatori Sejko, në daljen e fundit publike paralajmëroi se mund të ketë një rritje të moskthyeshmërisë së huave në banka.

“Masat e kujdesit të marra për kontrollin e përhapjes së pandemisë ndikuan në rënien e konsumit, investimeve dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve; pritet një rënie e nivelit të punësimit dhe rritje e papunësisë në vend, duke shkaktuar rënien e të ardhurave familjare dhe përkeqësimin e situatës financiare të biznesit, çka mund të sjellë dhe rritje të nivelit të kredive me probleme në sektorin bankar”, pohoi ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI