Flash

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo flet për reformën zgjedhore në Shqipëri

Lapsi.al 10 June 2020
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo flet për reformën zgjedhore

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përshëndetur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Shqipëri. Pompeo thotë se kjo marrëveshje do forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

”Një lajm tjetër nga Evropa: Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.”- tha Pompeo.

Duhet përmendur se marrëveshja u arrit pas ndërhyrjes së ndëkombëtarëve, me në krye ambasadën amerikane, madje negocimet vijuan dhe në rezidencën e SHBA në Tiranë teksa ajo duhet të miratohet në Kuvend.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI