Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Pas atentatit, Ardian Çapja del nga spitali i Traumës nën masa të rrepta sigurie

Lapsi.al 10 June 2020
Pas atentatit, Ardian Çapja del nga spitali i Traumës nën masa

I shoqëruar nga forca të shumta policie, Ardian Çapja lë Spitalin e Traumës, për të shkuar në banesën e tij, në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.

Edhe familjarë të Çapjes e kanë shoqruar atë drejt banesës në Elbasan. Pavarësisht se vetëm 2 ditë më parë bëri operacion, Çapja ka kërkuar të shkojë në banesë.

Sot ai doli nga gjendja e rrezikut për jetën dhe menjëherë kërkoi të linte spitalin, për t’u rikthyer në banesën e tij, aty ku mëngjesin e të hënës iu bë atentat me snajper.

Ky ishte atentati i 3 ndaj tij, dhe këtë herë plumbi atë e kapi në shpatull. Më parë 55-vjeçari i ka shpëtuar edhe atentateve në gusht dhe dhjetor të vitit 2017-ës. Familjarët e tij tentuan që të fshihnin ngjarjen, duke thënë se Çapja ishte rrëzuar në banesë por ishte Policia e Shtetit ajo që sqaroi rrethanat e ngjarjes.

Kujtojmë se konflikti i fisit Çapja në Elbasan është i hershëm dhe daton që prej vitit 2005. Konfliktet e fisit Çapja me familjet Mema dhe Çela janë të hershme që në fund të viteve 90’, por kulmin e arritën kur në vitin 2005 mbeti i vrarë në një atentat vëllai i Ardjan Çapjas, Sokol Çapja.

Ndërkohë edhe Ardjan Çapja është emër i njohur për drejtësinë dhe i akuzuar si organizator i disa atentateve me motiv hakmarrjen.

Hakmarrjet që vijojnë prej vitit 2005

Kujtojmë se 55-vjeçari Ardian Çapja u ka shpëtuar më herët të paktën dy atentateve, ndërkohë që ngjarjet lidhen me konflikte të vjetra që fisi i tyre ka pasur në qytetin e Elbasanit.

Më 3 shkurt 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një atentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur shoku i tij, Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë.

Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë pre e tyre.

Gjithçka ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Policisë. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006.

Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema.

Më pas, në shkurt 2016, mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja.

Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI