Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VOA: Jo vetëm rekord rastesh në Shqipëri, por edhe zgjerim i shtrirjes gjeografike

Lapsi.al 10 June 2020
VOA: Jo vetëm rekord rastesh në Shqipëri, por edhe zgjerim i

Në Shqipëri, numri i rasteve të reja me koronavirus, shënoi sot një tjetër pikë kulmore, duke arritur një tjetër nivel të lartë me 42 të prekur në 24 orët e fundit.

Përveç numrit të rritur, shqetësim përbën dhe fakti i shtrirjes më të madhe gjeografike të rasteve, të rishfaqura dhe në zonat që nuk kishin më të infektuar si në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Kryeqyteti, vijon të mbetet epiqendra e epidemisë, me 21 raste të reja, ndërsa në total janë 15 qytete me të prekur aktivë.

Rastet e ditëve të fundit po mbizotërohen nga persona me shenja klinike. Për pasojë është vënë re një tendencë në rritje edhe e të shtruarve në spital, ku aktualisht gjenden 46 pacientë pozitivë me COVID 19, ndërsa është rritur numri i atyre që janë në gjendje të rënduar. 7 prej të shtruarve janë në terapi intensive, ndërsa një tjetër është i intubuar.

Publikimi i të dhënave të përditësuara, u parapri nga një deklaratë e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, sipas së cilës situata është brenda pritshmërive të autoriteteve. Ministrja megjithatë përsëriti thirrjet drejtuar qytetarëve që askush të mos neglizhojë masat individuale të higjenës dhe distancimit soial, apo edhe të protokolleve. Në të kundërt, sipas zonjës Manastirliu, kjo do të ishte një “recetë” për përhapje të shpejtë të infeksionit./ Voa

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI