Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama e pranon: Nuk bëmë reformë me opozitën, thjesht marrëveshje për t'i futur në zgjedhje

Lapsi.al 10 June 2020
Rama e pranon: Nuk bëmë reformë me opozitën, thjesht

Kryeministri Edi Rama nga konferenca për Eurobondin ka gjetur kohë për të folur dhe për politikë. Në deklaratën e tij Rama u shpreh se marrëveshja në Këshillin Politik nuk ishte një reformë, por thjesht një dakordësi “për të qëndruar kështu siç jemi”. Ai tha se e vetmja gjë e mirë nga marrëveshja është se Lulzim Basha është i kënaqur dhe tashmë do marrë pjesë në zgjedhje, duke shtuar se synimi i maxhorancës ka qenë që të merrte dhe opozitën në zgjedhje. Më tej ai foli dhe për opozitën në Parlament, ku tha se do të ulet në tryezë dhe me ta, pasi votat e tyre janë të rëndësishme për të miratuar marerëveshjen e arritur jashtë institucionit.

“Ne kemi një marrëveshje që e vetmja kënaqësi është që këtë herë është kënaqur Luli, pasi nuk është ndonjë reformim, pasi nuk ndryshon ndonjë gjë e madhe. Kjo marrëveshje ishte për të mos shkuar vetëm në zgjedhje, por të vinte dhe opozita. Kjo marrëveshje ishte për të mos patur llafe, por sërish do ketë, pasi ne do fitojme dhe ata do humbasin. Është një dakordësi që do kalojë në Kuvend dhe e kam ndjekur që nuk do jetë fushë me lule, por ne duam që kjo marrëveshje të kalojë. Nëse ka reagime kundër ne do i dëgjojmë, dhe jemi gati për të folur dhe me opozitën parlamentare. Është e rëndësishme që të kalojmë në një stad tjetër maturimi, dhe nuk mundet që të bëjmë marrëveshje nëpër ambasada. Nuk mund të rrimë tre ditë në shtëpinë e tjetrit dhe të qëndrojmë siç ishim. Por më vjen mirë se tani e shikoj më mirë mikun tim, Lulzim Bashën. Ne do ecim dhe do shikojmë dhe dialogun me të tjerët. U katandis Partia Socialiste si forca më e madhe dhe nuk mund të kërkojë asgjë, por vetëm të japë karamele, llokume dhe mish nga trupi i saj. Dhe një gjë kur flisni për ata deputetët e opozitës në Kuvend, duhet të dini që janë të Bashës dhe Kryemadhit dhe nuk janë të nga marteniteti i Taulant Ballës. Në do vijojmë për konsensus, pasi votat nuk i kemi dhe duhet t’i bëjmë”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Të këshilluara

Me 15 qershor nisin fluturimet me Greqinë

Rinisin fluturimet nga Rinasi në Greqi. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 Qershor 2020 do të rinisin flut...

14:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI