Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama ndihet i kënaqur që shtoi borxhin e Shqipërisë me 650 milionë euro

Lapsi.al 10 June 2020
Rama ndihet i kënaqur që shtoi borxhin e Shqipërisë me 650

Kryeministri Edi Rama ndihet i lehtësuar pas emetimit të eurobondit, ku Shqipëria arriti të marrë në tregjet ndërkombëtare eurobondin me vlerë 650 milionë euro me një normë interesi prej 3.65% dhe afat maturimi 7 vjeçar.

Në Konferencën për shtyp me ministrat Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj organizuar mesditën e sotme, Kryeministri e quajti "sukses të jashtëzakonshëm" dhe “një vlerësim për librin e llogarive të një shteti të besueshëm"

Rama tha se eurobondi është "bazë që përfundimisht konsolidon planin tonë të ri kombëtar “Shqipëria 2030” dhe nuk la pa komentuar akuzat e PD-se

"Në formën e një fluturumi të një balone tabake PD flet për gëzim pse morëm borxh, ndërkohë që duhet të hidhëroheshin, por nuk është kështu është e kundërta. Ne kemi marrë konfirmim nga tregjet, që në radhë të parë na bën një vend të besueshëm në raport me institucionet financiare ndërkombëtare dhe na jep mundësi të zgjerojmë bazën e financimit të ekonomisë. Për ata që thonë hë mo se borxh morët çdo njeri e di se nuk mjafton të duash të marrësh borxh por të gjesh dhe atë që të jep borxhin dhe kjo bazohet në dokumente", tha Rama.

Të këshilluara

Me 15 qershor nisin fluturimet me Greqinë

Rinisin fluturimet nga Rinasi në Greqi. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 Qershor 2020 do të rinisin flut...

14:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI