Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Përgjigjja e ndërkombëtarëve/ Të gjithë duan ta shmangin Dvoranin

Lapsi.al 10 June 2020
Përgjigjja e ndërkombëtarëve/ Të gjithë duan ta

Pataten e nxehtë Ardian Dvorani të gjithë refuzojnë ta mbajnë në duar. Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor që nuk donte të merrte vendim nëse gjykatësit të lartë i ka përfunduar mandati, kanë qenë EURALIUS dhe OPDAT që refuzuan të japin opinion për këtë temë. Sipas tyre, kjo çështje është kompetencë ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

"...ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit”, ka qenë qëndrimi i tyre.

Rreth një muaj më parë, KLGJ vendosi  t’i kërkojë mendim ‘partnerëve ndërkombëtare’ për çështjen e mbarimit ose jo të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, që për shkak të kësaj detyre mban dhe postin e kreut të KLD, që shkaktoi gjithë kaosin për emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese.

Ky veprim i KLGJ tregoi se ata nuk donin të mbanin përgjegjësi për vazhdimin e Dvoranit në këto institucione duke ia kaluar topin ndërkombëtarëve. Por me sa duket pas konfiktit me presidentin, dhe diskreditimit të tij nga opinionet e Venecias, as këta të fundit nuk duan të afishohen me paligjshmëri të tilla. Tani çështja

mund të dërgohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese.

  1. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI