Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Justifikimi i Gjiknurit: Listat e hapura kanë efekte negative

Lapsi.al 9 June 2020
Justifikimi i Gjiknurit: Listat e hapura kanë efekte negative

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, ka folur për marrëveshjen e arritur me opozitën. Në një intervistë në emisionin “Provokacia”, Gjiknuri foli për rëndësinë e marrëveshjes së arritur, duke thënë se kjo “është një paqe e arritur për betejën politike që do të vijë.”

Sa i përket çështjes së mospranimit për lista të hapura në zgjedhje, Gjiknuri tha se kjo lloj formule ka disa anë negative.

“Listat e hapura kanë dy veti negative: Elitat do t’i godasin. E pamë katalogun te PD. E dyta, mund të ndodhë që personazhe me para edhe muskuj të jenë fitues”, u justifikua Gjiknuri.

Më tej ai ka mbështetur deklaratat e Ramës, i cili ishte kundër ndërhyrjes së ambasadorëve.

“Është e turpshme. U futëm në një ngërç, priteshin vendim të rëndësishme. Interesi qe i madh, për t’u gjetur një kompromis. Për shkak të ngërçit ku u futëm një proces që askush se ka pëlqyer, por në një farë mënyrë u gjet zgjidhje. Nuk ishte gjë e mirë që klasa përfaqësuese të mbylleshin në një territor të huaj”, shtoi ai.

Të këshilluara

Mbytet një 17-vjeçar në Liqenin e Fierzës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paditen e sotme në Kukës, ku një 16-vjeçar është mbytur në liqenin e Fierzës. Ngjarja ka ndodhur orës 14:25 të ditës së so...

18:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI