Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Cilët janë 4 shqiptarët që futën “lumë” kokaine në Itali në kavanozë me oriz

Lapsi.al 9 June 2020
Cilët janë 4 shqiptarët që futën

Në Itali, ka nisur gjyqi ndaj 4 shqiptarëve pjesë e një bande të trafikantësh droge, që u arrestuar në një operacion të koduar “Underground” të zhvilluar në Romë më 13 qershor 2019. Shqiptarët e arrestuar janë Armand Cuni 45 vjeç, Fatjan Sopi, 29 vjeç, Mario Kelmendi, 24 vjeç dhe Rudenc Medolli, 38 vjeç.

Vetëm njëri prej tyre është pyetur gjatë seancës dëgjimore, ndërsa procesi u bllokua për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ai është 29 vjeçari Fatjon Sopi, i arratisur nga Italia në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit. Sipas hetuesve, Sopi kishte marrë pjesë në organizatë kur ishte vetëm 20 vjeç në vitin 2012 dhe kishte si detyrë shitjen e drogës tek kontraktorët ose klientët. I arrestuar nga policia gjermane, ai u ekstradua në Itali në gusht të vitit të kaluar.

“Ai bleu kokainën aty ku ndodhej, për përdorim personal. Pastaj disa vjet më parë ai vendosi të shpërngulej, duke gjetur punë në një kompani të madhe gjermane që e punësoi atë dhe me të cilin është shumë i vlerësuar ”, - tha avokati duke kërkuar arrest shtëpie. I dyshuari tjetër që kishte provuar të arratisej në Spanjë, është Erjion Collaku, 38 vjeç. Ai u ndalua në aeroportin e Barcelonës, me një urdhër arresti evropian. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për përfshirje në trafikun e drogës në segmentin Bruksel-Viterbo. Një ortek kokainë përfshiu zonën e Viterbo mes marsit dhe korrikut 2016.

Armand Cuni konsiderohet si një nga drejtuesit e bandës, i tradhtuar nga një maqedonas i rrahur rëndë për një borxh, denoncimi i të cilit e çoi në burg. Pjesë e bandës është edhe 45 vjeçari Bledar Shtembari i burgosur për një akuzë tjetër në burgun e Frosinones. ©LAPSI.al

FOTO-STAMPA2

20

Të këshilluara

Mbytet një 17-vjeçar në Liqenin e Fierzës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paditen e sotme në Kukës, ku një 16-vjeçar është mbytur në liqenin e Fierzës. Ngjarja ka ndodhur orës 14:25 të ditës së so...

18:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI