Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë, i gjenden në banesë kallashnikov dhe qindra fishekë

Lapsi.al 9 June 2020
Arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë, i gjenden në banesë

Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia e Bulqizës, pasi është kapur me armë zjarri pa leje dhe municione luftarake.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, Policia bën me dije se është sekuestruar një kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe 110 m fitil zjarrpërcjellës.

Identiteti i 56-vjeçarit ende nuk bëhet me dije, por ai është identifikuar me inicialet R.R.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Falë bashkëpunimit Polici-Komunitet dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje kapet dhe vihet në pranga një 56-vjeçar, pasi mbante armë zjarri dhe municione luftarake në banesë.

Sekuestrohen kallashnikov, qindra fishekë luftarakë, kapsolla elektrike, detonatorë dhe fitil zjarrpërcjellës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që i mbajnë pa leje në banesë, si dhe të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Pas informacione të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Tërnovë posedonte armë zjarri pa leje, menjëherë u organizua puna dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. R., të gjenden dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: një kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe 110 m fitil zjarrpërcjellës.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 56 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burg deri në 7 vjet.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI