Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Propozimi nga PS me datë për zgjedhjet parlamentare, reagon presidenti Meta

Lapsi.al 9 June 2020
Propozimi nga PS me datë për zgjedhjet parlamentare, reagon presidenti

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit të mediat, lidhur me propozimin e bërë një ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, për të mbajtur zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 maj.

“Mendoj që mbledhja e sotme e këshillit të Integrimit ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin e duhet ti përmbushim, theksoj edhe një herë metodologjia e re e zgjerimit sic ofron avantazhe për të gjithë vendet që u qëndrojnë detyrimeve, mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të Këshillit Politik për reformën jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap i mjaftueshme për të ecur në rrugën e dakordësimit për të realizuar zgjedhje të reja, siç e kërkojnë edhe kushtet e BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim. Cilësia është kryesore, data për mua do të ishte dje, por mbetet ende shumë punë përpara për të treguar përgjegjshmëri."- u shpreh Meta.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI