Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ledri dhe Capital T do të vijnë me një bashkëpunim

Lapsi.al 9 June 2020
Ledri dhe Capital T do të vijnë me një bashkëpunim

Dy artistët të cilët ruajnë një miqësi të mirë prej vtsh do të sjellin një projekt të përbashkët.  Një prej mediave kosovare e quajtur "Telegrafi" raporton se ata janë në realizim e sipër të kësaj kënge. Capital T dhe Ledri kanë punuar vetë për këngën, ndërsa tekstin e ka shkruar secili pjesën e tij. Kënga do të vizualizohet edhe me klip, xhirimet e të cilit do të fillojnë së shpejti.

Dy reperët në fjalë kanë treguar nëpër intervistat e tyre ndër vite se kanë një miqësi të mirë mes tyre, teksa të pyetur për bashkëpunim gjithnjë janë shprehur se do ta realizonin “kur të vinte koha”, dhe koha mesa duke ka ardhur.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI