Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

OKB: Pandemia mund të shkaktojë emergjencë globale të ushqimit!

Lapsi.al 10 June 2020
OKB: Pandemia mund të shkaktojë emergjencë globale të

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar për “emergjencë globale të ushqimit në të ardhmen”, për shkak të kombinimit të varfërisë ekstreme dhe pandemisë me koronavirus.

“Sistemet tona të ushqimit janë duke dështuar, dhe pandemia me Covid-19 është duke përkeqësuar gjërat”, ka thënë Guterres në një video-mesazh më 9 qershor.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar që më shumë se 820 milionë persona në gjithë botën janë të uritur, derisa 144 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare nuk rriten si duhet.

Guterres ka paralajmëruar se rreth 49 milionë persona mund të përballen me varfëri ekstreme këtë vit për shkak të pandemisë.

“Nëse nuk merren hapa të menjëhershëm, është krejtësisht e qartë se do të ketë një emergjencë globale me ushqim në një të ardhme të afërt, e cila mund të ketë ndikim afatgjatë në qindra miliona fëmijë dhe të rritur”, ka thënë ai.

Banka Botërore ka vlerësuar më 8 qershor se 71 milionë deri në 100 milionë njerëz do të përballen me varfëri ekstreme për shkak të pandemisë.

Guterres ka bërë thirrje për mbrojtje më të mirë të punëtorëve në sektorin e ushqimit, për më shumë mbështetje për prodhuesit e ushqimit dhe për shmangie të pengesave në zinxhirin e transportit, në mënyrë që të dërgohet ndihma humanitare tek ata që kanë nevojë./voa

Të këshilluara

Mbytet një 17-vjeçar në Liqenin e Fierzës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paditen e sotme në Kukës, ku një 16-vjeçar është mbytur në liqenin e Fierzës. Ngjarja ka ndodhur orës 14:25 të ditës së so...

18:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI