Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Shqiptarët kthehen në punë të stresuar/ Profesionet që po vuajnë më shumë pasojat e Covid-19

Lapsi.al 10 June 2020
Shqiptarët kthehen në punë të stresuar/ Profesionet që

Me heqjen e kufizimit të lëvizjeve, qetësia e karantinës në qytete, ia ka lënë vendin zhurmës. Njerëzit i janë kthyer jetës me të njëjtën dinamikë, si përpara pandemisë, duke na risjellë dhe trafikun e rënduar.

Por pas më shumë se 2 muaj në karantinë, kthimi në normalitet nuk është  njëlloj për të gjithë. Sipas psikologëve, në këtë periudhë, ka kërkesë të shtuar për ndihmë të kujdesit mendor, si pasojë e ankthit dhe stresit, gjatë kohës në izolim, apo dhe humbjes financiare si rrjedhojë e mosmarrjes së pagave apo uljes së tyre. Kjo situatë ka ndikuar dhe në produktivitetin në punë të punonjësve.

“Faktorët që kanë nxitur stresin kanë qenë të shumtë, duke filluar që nga ndryshimi i mënyrës së jetesës prej kufizimeve, nga pamundësia për të qenë efektivë në maksimum, nga raportet e ndërveprimit social të cilat në një farë mënyre prej ndërprerjes së kontakteve fizike u reduktuan. Nga ana tjetër një pjesë e personave kishin edhe pamundësi për të arritur ose për të pasur atë nivel fitimi financiar që kishin më parë dhe nga ana ekonomike ka qenë ky një tjetër stresor, pra pamundësia për të realizuar pritshëmritë financiare”, thotë Arjana Rreli, psikiatre për Monitor Ekonomi.

Ndalimi i menjëhershëm i aktivitetit të përditshëm, bëri që individët të përshtaten me një realitet, të pa imagjinuar më herët. Qëndrimi brenda në shtëpi në mënyrë të imponuar solli një aktivitet që duhej të përmbushej brenda dyerve të shtëpisë. Kjo ka bërë që pas daljes nga izolimi, individët të ulin produktivitetin dhe dëshirën për të punuar.

“Vihet re një ulje e produktivitetit edhe e treguar kjo nga vetë pacientët sepse, ne qeniet humane përveçse duam kohën tonë të përshtatjes si për të kaluar nga e mira në të keqe, ashtu na ndodh edhe për të kundërtën. Vetë kjo kohë e përshtatjes na ul produktivitetin, bashkëngjitur asaj edhe gjendjet e stresit të përjetuara nga personi ulin përqendrimin, ulin performancën, deri në një kohë të dytë kur gjithçka rifillon në normalitetin e vet”.

Profesionet që po e vuajnë më shumë

Lista e profesioneve të individëve që kërkojnë ndihmë për shëndetin mendor ka specifika, por padyshim të gjithë kanë përjetuar gjendje ankthi.

“Profesionet që kanë qenë më tepër të riskuara në këtë kohë janë padyshim personeli mjekësor. Duke qenë në frontin e parë, rreziku i infektimit, intensiteti i punës, por edhe lajmet që si tek të gjithë ne kanë qenë një përplasje e madhe ndaj mekanizmave tanë, që deri diku tregohen të pafuqishëm për çfarë sulmi sjell kjo lloj specifike e pandemisë, e bën personelin mjekësor tepër të ekspozuar. Media gjithashtu, sidomos ata të vijës së parë që kanë pasur frikë nga infektimi, por edhe përgjegjësinë për raportimin e lajmit të saktë dhe korrekt gjatë kësaj kohe. Po ashtu dhe të gjitha profesionet e tjera që mbështeten mbi një aktivitet fizik të përditshëm. Pamundësia për të shkarkuar të gjithë këtë energji negative, për të cilën një aktivitet fizik të bën që të ruash ekuilibrat, frenon këtë drenim të energjisë negative dhe të grumbullimit të stresit dhe i bën ata më të predispozuar për t’i vuajtur këto probleme”, thotë Rreli.

Spektri i moshave që kanë kërkuar ndihmë këto ditë është i ndryshëm, duke përfshirë kryesisht moshat e reja, por jo vetëm.

“Përgjithësisht mbeten moshat aktive, por ka edhe një pjesë të moshave geriartrike të cilët ishin të sulmuar në këtë kohë edhe për faktin që panë imazhe të viktimave që solli kjo pandemi në grupmoshën e tyre. Specifikisht më tepër të ekspozuar ishin moshat aktive që sigurisht duke mos pasur mundësi të shfrytëzonin kapacitetet e tyre u bënë subjekt të përjetimit të ankthit”.

Sipas profesionistëve të shëndetit mendor shtimi i rasteve nuk lidhet vetëm me situatën që po përjetojmë, por edhe me rritjen e ndërgjegjësimit për të kërkuar këshillim profesional mbi shëndetin mendor.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI