Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Shpërthim rastesh me Covid, 42 të infektuar të rinj në 24 orët e fundit

Lapsi.al 10 June 2020
Shpërthim rastesh me Covid, 42 të infektuar të rinj në 24

42 raste të reja të infektuarish me Covid. Kjo është shifra e 24 orëve të fundit në vend që mëson Lapsi.al, më e larta që prej shpërthimit të pandemisë.

Janë kryer 311 testime në total, ku pozitivë kanë dalë 1 në Berat, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, 1 në Pukë, 9 në Shkodër, 21 në Tiranë, 1 tek Ura Vajgurore.

Ditën e djeshme dolën plot 36 persona të infektuar me Covid, dita me më shumë raste para kësaj të sotmes. Në total mbi 1200 infektime ka pasur në Shqipëri që kur filluan testimet në mars.

Pas heqjes së masave kufzuese 10 ditë më parë ka pasur një rritje të theksuar të infektimeve. Epidemiologu Pëllumb Pipero argumentoi se mosrespektimi i këshillave anti-Covid ka rezultuar në këtë rritje të theksuar rastesh. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI