Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Trump merr vendimin, 640 trupa amerikane do të qëndrojnë në Kosovë

Lapsi.al 10 June 2020
Trump merr vendimin, 640 trupa amerikane do të qëndrojnë në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar mbështetjen për operacionet e forcave të armatosura ndërkombëtare në Kosovë, pak ditë pasi qeveria e re e Kosovës ka dhënë shenja të zotimit për dialog me Serbinë.

Me një letër drejtuar dy dhomave të Kongresit, presidenti Donald Trump informoi të martën se trupat amerikane të KFOR-it do vazhdojnë misionin e garantimit të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në territorin e vendit.

Forca e Kosovës operon që nga 11 qershori i vitit 1999 pas konfliktit Kosovë-Serbi, me një rezolutë të Kombeve të Bashkuara dhe me përfshirjen e NATO-s e institucioneve partnere.

"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë trupa në Forcën e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dhe institucionet ndërkombëtare për të parandaluar armiqësitë e reja në Kosovë. Rreth 640 ushtarë amerikanë janë pjesë e personelit prej 4 mijë trupash të KFOR-it. Si kryekomandant unë udhëzoj pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të SHBA-ve në të gjitha operacionet e lartpërmendura," shkroi Trump në letrën e tij.

Në mars të këtij viti, dy senatorë amerikanë paralajmëruan se SHBA-ja mund të tërheqë trupat ushtarake nga Kosova nëse nuk do të shfuqizohej tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Qëndrimin e shprehën edhe emisari i posaçëm për bisedimet dypalëshe, Riçard Grënell.

Kjo masë u zëvendësua me reciprocitet nga ish-kryeministri Albin Kurti por u pezullua javën e kaluar nga pasardhësi i tij, Avdullah Hoti, për të hequr sipas tij një nga pengesat e fundit për vazhdimin e dialogut me fqinjin verior.

Dialogu Kosovë-Serbi është pezulluar nga nëntori i vitit 2018 kur kryeqeveritari i kohës, Ramush Haradinaj, nisi politika maksimaliste që do acaronin marrëdhëniet dypalëshe.

Negociatat mes Kosovës e Serbisë ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian prej vitit 2011 dhe kanë për synim njohjet reciproke dhe pajtimin mes shteteve fqinje.

Të këshilluara

Me 15 qershor nisin fluturimet me Greqinë

Rinisin fluturimet nga Rinasi në Greqi. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 Qershor 2020 do të rinisin flut...

14:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI