Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama në delir: Ne do të jemi në qeveri deri në vitin 2029

Lapsi.al 10 June 2020
Rama në delir: Ne do të jemi në qeveri deri në vitin 2029

Në konferencën e sotme me gazetarët kryeministri Rama e ka shfaqur hapur se synon që të jetë në qeveri deri në vitin 2029. Pyetur në lidhje me heqjen e taksave të biznesit të vogël ai u përgjigj që ky biznes do të jetë “drita e syve të qeverisë deri në 2029-tën”.

"E vërtetë është që paguajnë taksa se më parë, por nuk shoh si një pasojë të çlirimit të biznesit të vogël, që të ikë biznesi i madh fare nga Shqipëria, se nuk do t’i lërë biznesi i vogël të bëjnë evazion. Kjo do të bëhet, shqiptarët që merren me punë krijuese, që nuk rrinë në Facebook gjithë ditën dhe kërkojnë më komente gjëra nga më të çuditshmet, apo ata që nuk ankohen dhe qahen gjithë ditën, meritojnë respektin e qeverisë. Ata shqiptarë që janë në majë të malit apo të fund të hartës buzë detit, dhe që kanë një biznes të vogël familjar, do të jenë drita e syve të qeverisë tonë deri në vitin 2029", tha Rama.

Të këshilluara

Me 15 qershor nisin fluturimet me Greqinë

Rinisin fluturimet nga Rinasi në Greqi. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 Qershor 2020 do të rinisin flut...

14:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI