Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Projektet nga fondacionet për Rindërtimin, Rama tregon pse nuk ka filluar puna

Lapsi.al 10 June 2020
Projektet nga fondacionet për Rindërtimin, Rama tregon pse nuk ka

Edi Rama ka marrë përgjegjësinë për vonesën e nisjes së Rindërtimit duke thënë se fondacionet që kanë mbledhur shumat për financim po durojnë se ia ka kërkuar ai.

Rama thotë se puna do jetë e përbashkët dhe fondacionet e kanë kontaktuar shpesh por ai i ishte përgjigjur ‘’Amani, amani, duroni, duroni’’.

Po ashtu Rama thotë se kush shan fondacionet ka sharë dhe atë por kontratat do jenë gati brenda muajit dhe puna do fillojë.

'Fondacionet e tjera meritojnë falënderimin më të madh. Për faktin që kanë pranuar edhe të gëlltisin kritika të pamerituara si rezultat i mosfillimit të punës, për shkak se do bëhet e përbashkët. Që nga identifikimi i problemeve, jo vetëm strehimi, por edhe zonat ku do rindërtohen, pronësia, gjeologjia, gjeografia tek kryerja e planeve vendore, detajimi i tyre. 

Ç’do të thotë kjo. Për të finalizuar kontratat individuale duhet të kemi pozicionimin e çdo shtëpie në terren të thyer. Vetëm kështu mund të dalësh në garë. Tjetër është kur shtëpia është në terren fushor, tjetër terreni i thyer, bazamenti, themelet. Etj.

Brenda muajit do kemi kontratat dhe puna do fillojë. Pastaj fondacionet do financojnë pjesët e tyre. Nuk mund të bëhet si ajo përralla me atë kafshën që flokët ia mori palloit, bishtin ia mori kalit, dhe doli gogol.

Këto projekte do përmirësojnë cilësinë e të jetuarit dhe organizimin. Fondacionet kanë duruar dhe herë pas here më shkruajnë ndërsa unë i përgjigjem aman aman, duroni edhe pak.’’- tha Rama.

Të këshilluara

Me 15 qershor nisin fluturimet me Greqinë

Rinisin fluturimet nga Rinasi në Greqi. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon qytetarët se duke filluar nga data 15 Qershor 2020 do të rinisin flut...

14:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI