Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rudina Hajdari: Rama të mbajë premtimin për ndryshimin e sistemit, të mos shantazhojë deputetë të opozitës për ta votuar

Lapsi.al 10 June 2020
Rudina Hajdari: Rama të mbajë premtimin për ndryshimin e

Para mbledhjes së opozitës parlamentare me kryeministrin Rama, deputetja Rudian Hajdari ka thënë një prononcim për gazetarët ku ka thënë se PS tashmë duhet të mbajë premtimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

"PS ka pranuar që pas marrëveshjet do të ishte gati për ndryshimin e sistemit. Ajo marrëveshje ishte për të ndihmuar Lulzim Bashën, shokun e Edi Ramës. Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem. Kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës! Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhor me vota të blera. Ky është shanci për PS. Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin! Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore. Sot kemi ardhur për të parë nëse Edi Rama do e mbajë premtimin e tij. Nuk mund të votojmë një marrëveshje me vota të vjedhura. Futja e partive të tjera në sistem është shenjë e domkracisë. Do të shkoj në atë mbledhje për ta parë premtimin e PS për ndryshimin e sistemit", tha Hajdari.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI