Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Makron e vë në hall kryeministrin Avdullah Hoti: Dialogun ta udhëheqë BE, marrëveshja në Paris

Lapsi.al 10 June 2020
Makron e vë në hall kryeministrin Avdullah Hoti: Dialogun ta
Kryeministri i ri i Kosovës gjendet në hall. Nëse një pjesë e madhe e analistëve vendas dhe të huaj komentojnë se ai gjendet në atë post, për ti shërbyer një zgjidhjeje të shpejtë të marrëveshjes me Beogradin, sipas modelit të diplomatit amerikan Richard Grenell, ai po ndjen edhe presionin e vendeve të BE.  Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar atij që "roli i BE-së në dialog duhet të jetë qendror, pasi mosmarrëveshja Kosovë – Serbi është sfidë e sigurisë evropiane" thuhetvnë telegramin e urimit që presidenti francez i ka dërguar kryeministrit Hoti. Madje Makron që ka theksuar se prej një viti Franca dhe Gjermania janë angazhuar për rifillimin e dialogut, ka shprehur dëshirën që kjo të ndodhë në Paris.

Veton Surroi: Grenell kundër Lajçak, cili projekt do fitojë në Kosovë?

“Ju takon po ashtu juve të përballeni me një sfidë tjetër thelbësore për Kosovën duke rifilluar dialogun me Serbinë dhe duke rikërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht detyruese" ka shkruar ai. Por problemi i qeverisë së re në krijimin e së cilës Hashim Thaci pati shumë rol është se ajo ka dhënë shenja se ka përzgjedhur hartën e rrugës të vendosur nga amerikani Grenell. Madje presidenti Thaci shkoi deri aty se nuk e priti në takim, të dërguarin e BE për dialogun Miroslav Lajçak. Kështu ende pa filluar mirë detyrën Avdulla Hoti rrezikon të mbetet peng i kompromiseve që ka bërë për ta kapur postin e kryeministrit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI