Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Aksion në Tiranë, 13 të arrestuar nga policia

Lapsi.al 10 June 2020
Aksion në Tiranë, 13 të arrestuar nga policia

Policia e Tiranës njofton se ka prangosur 13 persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar R. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Taxhedin Beholli”, gjatë kontrolli fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë;

E. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hasbi Serani”, gjatë kontrolli fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 6, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një grirëse metalike me mbetje të lëndës narkotike cannabis sativa;

S. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kahreman Ylli”, gjatë kontrolli fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë;

Nga specialistët për Hetimin e krimit të Komisariatit Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e krimit të Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 48 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z., 22 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi A. P., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. M., 49 vjeç, Rr. N., 26 vjeç dhe K. L., 27 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi;

– D. B., 37 vjeç, pasi në Rrugën e Barrikadave, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të bërë testin e alkoolit me aparatin drager.

– E. H., 33 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Ndroqi”u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l;

– H. M., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka aksidentuar shtetasin P. Z. (këmbësor), i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI