Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Borxhi i frikshëm që mori Rama i shpjeguar fare thjeshtë

Lapsi.al 10 June 2020
Borxhi i frikshëm që mori Rama i shpjeguar fare thjeshtë

 

Nga Pano Soko/Paskemi marrë 650 milionë Euro borxh me 3.62% interes dhe udhëheqësin e madh e paska kap entuziazmi i madh, se tregjet e borxhit paskan besim tek Qeveria shqiptare.

E para, për ta shfryrë pak udhëheqësin që qenka ngref keq, norma e ulët e interesit, si për Shqipërinë dhe Maqedoninë, nuk i dedikohet besimit tek librat e llogarisë së këtyre vendeve që kanë investitorët, por garancisë për ndihmë që dha BE për vendet partnere.

BE ka propozuar një paketë 15 miliardë Euro ndihmë për vendet partnere me BE (ku bën pjesë dhe Shqipëria) dhe ka premtuar që nuk do të lejojë asnjë vend të falimentojë për shkak të pandemisë. Tregjet s'kanë besim te Shqipëria, po tek fjala e BE-së, te garancia që ajo jep.

E dyta, ça po gëzon? Që po merr borxh? Po njerëzit normal qajnë në të tilla raste, se po merr borxh, s'po ti falin.

Apo natyrisht që do të gëzosh, ti nuk je ai që do t'i paguash këto borxhe, ti je thjesht ai që po shpenzon lekët. Borxhet do t'i paguajmë ne që kontribojmë sot, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë.

Pse mos gëzosh ti, ti s'do paguash gjë..

Sot Shqipëria ka gati 10 miliardë Euro borxh të shkruar dhe 2.2 miliardë janë konçesionet, shkojnë në total 12.2 miliardë Euro.

Përpara Edi Ramës, Shqipëria kishte marrë në 22 vjet demokraci, 5.9 miliardë Euro borxh. Vetëm Edi Rama kryeministër ka marrë 6.3 miliardë Euro borxh. Ka marrë më shume ai sesa gjithë Kryeministrat e tjerë të mbledhur së bashku.

Ku kanë vajtur këto lekë? Çfarë është ndërtuar me kaq shumë lekë? S'e di...

E treta, o shoku udhëheqës, e di pse qajmë ne edhe kur ti thua që duhet të gëzojmë? Se shqiptarët, hallin me borxhin nuk e kanë tek interesat, që të gëzojmë që shpëtuam se e morëm me interes të ulët këtë rradhë.

Interesi është halli më i vogël.

Hallin e kemi se lekët e borxhit po ikin top, të gjitha. Po shkojnë 90% në xhep dhe 10% në shtet.

Ti sot po merr 650 milionë Euro borxh, nga të cilat 200 do paguash borxh të vjetër dhe 450 do t'i përdorësh.

Këto 450 milionë që do t'i përdorësh, do t'i çosh nëpër projekte si Milot-Balldreni, ku paguajmë 17 km rrugë me 350 milionë Euro, kur rruga realisht kushton 35 milion Euro, jo 350..

Pra 10% bën rruga, 90% tek xhepi a tek llogaria bankare në offshore.

Sepse ti kështu ke shpenzuar 6 miliardë Euro deri më tani. Dhe kjo do të ndodhë dhe këtë rradhë. Sepse ti këtë di të bësh. S'di ti as të menaxhosh ekonomi, as të menaxhosh prodhim, as të rrisësh vendet e punës, as të ndërtosh vepra publike, asgjë.

Ti di vetëm - Rrit taksa dhe vidh lekët e taksave/Merr borxh dhe vidh lekët e borxhit..

Nisma thurrje

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI