Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama fton Bashën: Të bashkojmë forcat për të bindur Hajdarin dhe Murrizin

Lapsi.al 10 June 2020
Rama fton Bashën: Të bashkojmë forcat për të bindur

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot një ftesë tjetër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas takimit me opozitën parlamentare, Rama i bëri Bashës, duke thënë se duhet të bashkojnë forcat së bashku e të mundohen të gjejnë një zgjidhje në të mirë të situatës.

“Rëndësi ka që kemi një marrëveshje, do vijojmë me dëgjim të vëmendshëm, do bëjmë punë bindëse…rëndësi ka që kemi një marrëveshje, mos u bëni të pashpirtë dhe ju që ti themi (Bashës) se janë edhe disa të tjerë që duan dicka tjetër. Ku ka vullnet ne do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me dinjitet. Do mundohemi të flasim më shumë me njëri-tjetrin.

Të futej edhe Basha në këtë proces, të bënte komunikim me ta, që i ka futur këtu në Parlament. Nuk është mëkat të bashkojmë forcat për të dhënë zgjidhje, një rruge jo të lehtë dhe që s’mund të komentohet nga klubet e natës nëpër ekrane që japin mend dhe zgjidhje, gjysmë shtrirë nëpër kolltuqe”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI