Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Gjermania u mbyll kufirin 160 vendeve deri në shtator, mes tyre edhe Shqipëria

Lapsi.al 10 June 2020
Gjermania u mbyll kufirin 160 vendeve deri në shtator, mes tyre edhe

Pushimet verore në Evropë u shpëtuan. Qeveria gjermane ka vendosur të pezullojë ndalimin e udhëtimeve në 31 vende evropiane prej datës 15 qershor - në 26 vendet partnere të Bashkimit Evropian, Britani të Madhe dhe në vendet e Shengenit: Islandë, Norvegji, Zvicër dhe Lihtenshtajn. Por në më shumë se 160 vende jashtë BE dhe Shengenit edhe më tej ndalohet udhëtimi, të deri në fund të gushtit (mes tyre edhe Shqiperia).

Në dokumentin e miratuar nga kabineti qeveritar lejohen edhe përjashtime, varësisht nga zhvillimet dhe gjendja. Ministri i Jashtëm Heiko Maas kumtoi se për dallim prej vendeve evropiane, në vendet tjera jashtë Evropës nuk ka të dhëna të qëndrueshme për gjendjen, kriteret dhe proceset e marrjes së vendimeve gjatë udhëtimeve, që do të mundësonte kthimin pa probleme të udhëtarëve që eventualisht shkojnë në këto vende". Maas pohon: "Ne nuk mund dhe nuk duam të rrezikojmë që gjermanët të kthejnë në vend virusin nga të gjitha bregdetet e botës, pa u zbuluar."

Qeveria me kërkesë të ministrit të Brendshëm Horst Seehofer ka vendosur që nga e hëna të pezullojë kontrollet kufitare ne shumicën dërmuese të vendeve evropiane.

Turqia bën presion

Për pezullimin e masave nga vendet tjera jashtë BE duhet të plotësohen disa kushte të caktuara. këtu bën pjesë numri i infektimeve, aftësia e përballjes me pandeminë në këto vende dhe gjendja e sistemit shëndetësor.

Duhet të merren parasyshë edhe kapacitetet për teste, kushtet e higjenës dhe kufizimet e udhëtimeve në vende të caktuara. Nga këto masa janë të prekura në veçanti vendet ku udhëtojnë shpesh gjermanët për pushime. Ndër to është edhe Turqia e cila është e interesuar shumë për turistët gjermanë.

Ambasadori turk në Berlin, Ali Kemal Aydin, ka parlajmëruar në maj se Turqia pret heqjen e masave për ndalimin e udhëtimit në këtë vend. "E qartë është se ne për dallim prej shumë vendeve të tjera po përballemi me sukses me Covid-19", tha ai për agjensinë dpa. "Ne jemi në një pozitë shumë më të mirë se disa vende të Bashkimit Evropian." Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do që këtë javë të telefonojë me kancelaren Merkel, njofton dpa. Por ndalimet nuk do t'u pëlqejnë aspak as vendeve të tjera, si Egjipti, Maroku dhe Tunezia.

Kaosi i sektorit të udhëtimeve

Qeveria federale do ta ketë shumë vështirë tani: Çdo pezullim i masave të udhëtimeve me ndonjë vend jashtë BE mund të zemërojë vendet tjera. Por aksionet e kthimit të rreth 240.000 udhëtarëve, si në fillim të pandemisë, nuk mund të përsëriten në asnjë mënyrë. Brenda BE-së nuk ka pasur pothuajse asnjë problem me kthimin e turistëve. Në Marok, Afrikën e Jugut apo në Zelandën e Re ka pasur probleme të mëdha.

Agjensitë turistike janë në një gjendje tepër të rëndë, sepse nuk mund të bëjnë kurfarë planesh, siç kanë menduar para këtij vendimi. Zëdhënësi i liberalëve për turizëm, Marcel Klinge, ka kritikuar vazhdimin e masave të ndalimit të udhëtimit në shumë vende, sepse kjo është një "goditje për vdekje e ekonomisë së turizmit". /DW

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI