Flash

Takimi i Ramës me opozitën parlamentare, Paloka: Komedi

Lapsi.al 10 June 2020
Takimi i Ramës me opozitën parlamentare, Paloka: Komedi

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e ka quajtur komedi takimin e kryeministrit Rama me përfaqësues të partive të opozitës parlamentare.

“Për mëngjes teatër kukullash, për drekë dramë, për darkë komedi. Teatër dhe vetëm teatër. Kaq mund t’u ofrojë Edi Rama shqiptarëve për të bërë që të duken si të pavarur ata që i fut nga njëri xhep dhe i nxjerr nga tjetri.

Skena që patë nga kryesia e Kuvendit, ku dikush bën si zemërthyer për sistemin dhe dikush tjetër si dashnor i zgjedhjeve të lira, është vetëm një pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër. Ata janë të gjithë në një thes dhe i vetmi mision që kanë është të mbajnë në këmbë parlamentin e kalbur nga votat e blera me drogën e Niçes dhe korrupsionin e Edvinit” – shkruan Paloka në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI