Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Durrësi i 'mbytur' nga plehrat, shpallet gjendja e Emergjencës Mjedisore

Lapsi.al 11 June 2020
Durrësi i 'mbytur' nga plehrat, shpallet gjendja e

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur gjendjen e gjendjes së Emergjencës Mjedisore në Bashkinë e Durrësit. Në mbledhjen që është zhvilluar “online” mesditën e sotme, u përshkrua pamundësia e pushtetit lokal për të vepruar mbi gjendjen e krijuar dhe nevoja për ndërhyrje të menjëhershme.

Relacioni i plotë:

Referuar situatës problematike të krijuar në vend-depozitimet aktuale si pasojë e mungesës së lendfilleve për trajtimin e mbetjeve urbane kërkojmë shpalljen e emergjencës Mjedisore në fushën e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.

Bashkia Durrës në vazhdimësi ka kërkuar mbështetje, Ministrisë Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, për zgjidhje të situatës emergjente në të cilën ndodhemi në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane në territorin tonë.

Nisur nga mungesa e një modeli shpjegues unik të imponuar nga niveli qendror rreth mënyrës se si të organizohen shërbimet “rajonale” të menaxhimit të mbetjeve, e ka vështirësuar trajtimin e kësaj çështje në nivel vendor. Ndërtimi i një impianti brënda territorit tonë për trajtimin e mbetjeve që ne gjenerojmë, kërkon një kosto të lartë investimi, kapacitet financiar i të cilit është e pamundur të mbulohet nga ne, kjo edhe për shkak të situatës së rënduar financiare krijuar nga tërmetet e rëna të datës 21 shtator dhe 26 nëntor 2019 si dhe situatës së krijuar nga COVID-19.

Aktualisht Bashkia Durrës ndodhet në një situatë pazgjidhje, pasi realizimi i projektit “Mbyllja e vend-depozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta Eko-Park, Durrës” nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, në rolin e Autoritetit Kontraktor, në përmbushje të detyrimeve të kësaj kontrate, nuk lejon vazhdimin e depozitimit të mbetjeve të ngurta në venddepozitimin e Porto-Romanos nga ana e Bashkisë Durrës. Në territorin tonë përveç VGM-së së Porto Romanos, ndodhen dhe 3 VGM të tjera (përkatësisht Vadardh Sukth, Fush Biz Ishëm dhe Gryk Minier Manëz) të cilat sipas VKM-së Nr. 389, datë 27.06.2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM-në Nr.452, datë 11.07.2012 “Për Lendfillet e mbetjeve”, sipas hartëzimit negativ kanë dalë për mbyllje, pasi nuk kanë kapacitete dhe kushte teknike për të vazhduar të qëndrojnë venddepozitime sipas kritereve ligjorë e teknike dhe legjislacionit përkatës.

Aktualisht ndodhemi në një situate kritike, pasi nuk kemi asnjë venddepozitim ekzistues për të depozituar mbetjet urbane tona , të cilat janë mesatarisht 75 500 ton mbetje në vit).

Mbështetur në Vendimin Nr. 01, datë 13.01.2020 “Për miratimin e Planit Kombëtar Sektorial për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta” , Strategjinë Sektoriale, Planin e Zhvillimit të Sektorit dhe Hartat Bazë, na behet me dije se territori i Shqipërisë do të demarkohet ne 10 zona mbetjesh, ku Zona Tiranë-Durrës përfshin qarkun e Tiranësdhe qarkun e Durrësit, zonë e cila sipas VKM 418 datë 25.05.2020 “Për miratimin e dokumentit të politikave strategjike dhe të planit kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve 2020-2035”, për çdo zonë do të përgatiten studime fizibiliteti rajonale, të cilat hartohen nga ministria përgjegjëse, dhe do të shërbejnë si bazë për vendimarrjen.

Bashkia Durrës e ndodhur në këtë situatë, ka tentuar të depozitojëpërkohësisht mbetjet e evaduara në venddepozitimet ekzistuese, tëGryk Minier, Manzë dhe Vadardhë Sukth, por është hasur me protesta të mëdha nga ana e banorëve. Këto protesta janë shoqëruar me një rezistencë të ashpër nga ana e banorëve, madje dhe në orët e vona të natës, duke bërë një bllokadë përpara mjeteve dhe duke mos lejuar evadimin e mbetjeve. Gjithashtu edhe Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale me një shkresë zyrtare i është drejtuar insitucioneve në nivel qarku, si dhe Policisë së Shtetit, për tëbashkëpunuar ndërmjet strukturave për zgjidhjen e situatës sëkrijuar.

Bashkia Durrës tentoi të bëntë një dëgjesë publike me banorët e këta njësive, por hasëm në rezistencën e tyre duke mos pranuar nëmënyrë kategorike asnjë sqarim nga ana e institucionit. Gjithashtu për këtë arsye ata janë drejtuar me një peticion pranë Bashkisë, si një iniciativë qytetare për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare dhe të menjëhershme për mosdepozitimin në territorin e njësisëadministrative ku banojnë.

Për sa më lart, kërkojmë propozimin e shpalljes së emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane në territorin e Bashkisë Durrës. Ky propozim në zbatim të pikës 4/c të VKM-së nr. 967, datë 25.10.2013 “Për mënyrën e organizimit e tëfunksionimit të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve”,do t’i përcillet zyrtarisht Komitetit, pasi ky është autoriteti përgjegjës për shpalljen e fillimit dhe përfundimin e emergjencës mjedisore në vend.

Nga ana e Bashkisë Durrës do të ndiqen të gjithë hapat ligjorë dhe teknikë, në bashkëpunim me të gjithë institucionet përgjegjëse për një zgjidhje të menjëhershme të situatës së krijuar.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI