Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Patozi: Deputetët që nuk do votojnë marrëveshjen Këshillit Politik më të mirë se ne

Lapsi.al 11 June 2020
Patozi: Deputetët që nuk do votojnë marrëveshjen

Astrit Patozi shprehet se deputetët e opozitës parlamentare që do të votojnë kundër marrëveshjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore janë në çdo rast më të mirë se deputetët që miratuan ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Patozi përfshin edhe veten tek ky grup.

POSTIMI 

JANË NË ÇDO RAST MË TË MIRË...

Çdo deputet i opozitës parlamentare, që do të votojë kundër marrëveshjes së pisët të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore "Ta lëmë kënetën, siç ishte", është, në çdo rast, më i mirë se ne, që miratuam ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duke filluar nga unë i pari.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI