Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut: 169 viktima nga Covid-19 dhe 3,538 të infektuar

Lapsi.al 11 June 2020
Rëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut: 169 viktima nga Covid-19

Thellohet bilanci nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 175 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 3,538 numrin total të të infektuarve.

Rastet sipas qyteteve: Shkup 131, Kumanovë 24, Shtip 2, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Veles 4, Ohër 1, Gostivar 2, Sveti Nikole 1.

Ndërkohë po në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 5 viktima nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 169.

Janë shëruar edhe 18 pacientë, përkatësisht, në Shkup 12, Shtip 1, Tetovë 3, Veles 2.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI