Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Goditet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës, 17 të arrestuar, policia zbardh detaje nga operacioni

Lapsi.al 11 June 2020
Goditet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës, 17 të

Policia e Shtetit përmes ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me aksionin që çoi në shkatërrimin e një bande italo-shqiptare që çoi në arrestimin e 17 personave. Sipas njoftimit zyrtar, policia theksoi se 4 prej tyre janë shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh. Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë.

Njoftimi i policise

Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare që vepronte prej vitesh, që solli sekuestrimin e mbi 4 ton marijuanë, armë zjarri, 0.5 kg kokainë, gomone etj. Si rezultat e një bashkëpunimi të konsoliduar mes strukturave policore shqiptare dhe italiane, u bë i mundur realizimi me sukses i një operacioni të gjerë antidrogë, në kuadër të të cilit u arrestuan 17 shtetas ditën e sotme në Itali, 4 prej tyre shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh.

Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë. Si prova materiale u kapën dhe sekuestruan mbi 4 ton marijuanë, 0.5 kg kokainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armë zjarri e sende të tjera me vlerë për hetimin. Personat e arrestuar vepronin si organizatë e strukturuar kriminale dhe kryenin transportin, magazinimin, shpërndarjen, shitjen etj., të drogës nëpër qytete të ndryshme të Italisë e kryesisht në veri të këtij vendi.

Operacioni për arrestimin e të kërkuarve i koduar “Beached”, u zhvillua gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme dhe në të u angazhuan njësi të ndryshme të strukturave ligjzbatuese italiane, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Shqiptare në një bashkërendim operativ mes të dy palëve.

Të këshilluara

Vlorë, policia zbulon tritol në një banesë

Një sasi lënde plasëse është gjetur pranë një banese në qytetin e Vlorës. Nga raportimet e para mësohet se lënda plasëse është gjetur pranë banesës së G.H. Bane...

16:44

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI