Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Çudira shqiptare, deputeti merr dieta edhe duke qenë i shtruar në spital

Lapsi.al 11 June 2020
Çudira shqiptare, deputeti merr dieta edhe duke qenë i shtruar

Vendimi i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për djegien e mandatave, i bëri peshqesh Kuvendit të Shqipërisë një grup deputetësh, të cilët edhe kur flasin në parlament shpalosin nivelin e tyre mizerabël, e më pas kthehet në material skeçesh për emisionin “Portokalli”.

Të tillë deputetë ndodhen në listën e Kuvendit të shpërblyer me dieta dhe rimbursim karburanti në muajt e izolimit me Covid-19.

Gjatë kohës së pandemisë paçka se ka qenë i shtruar në spital e më pas në shtëpi duke mos marrë pjesë në seancat plenare të muajit prill, deputeti Adriatik Alimadhi është paguar 400 mijë lekë rimbursim karburanti. Zoti Alimadhi i pyetur nga Top Channel përse e ka pranuar këtë pagesë të Kuvendit, ndërkohë që ai ka qëndruar në shtëpi i sëmurë dha këtë përgjigje.

“Ky është një ligj që e kanë marrë deputetët më parë, e marrin aktualisht dhe do ta marrin sa të jetë ligji. S’ka të bëjë me momentin tim kam qenë i shtruar në spital apo jo dhe kam marrë lekët e karburantit. Unë e shoh si një ngarkese të shoqërisë shqiptare madje të atyre që duan ta përdorin aktualisht për deputetët që kanë marrë mandatin. Por ky është një imazh i keq i shoqërisë shqiptare. Dhe thuhet që sa lekë i duhen zotit Alimadhi nga shtrati për në banjo. Unë nuk e di ca fryme është kjo. Nuk e di pse i frynë zjarrit”. Deputetes Majlinda Halilaj i mjaftoi vetëm një fjalim në parlament për t’u bërë e famshme.

Kjo deputete për muajin prill ka marrë 300 mijë lekë rimbursim karburanti. Një tjetër deputet liste Ervis Naco i është akorduar nga Kuvendi shuma prej 400.000 lekë po për rimbursim karburanti.

Lista e publikuar nga Kuvendi për dietat dhe rimbursime karburanti përmban edhe deputetë nga shumica socialiste si Besnik Baraj, Fidel Ylli, Robert Bitri, Arben Kamami dhe shumë kolegë të tyre nga grupi parlamentar. Kontaktuar nga Top Channel, Drejtoria e Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë bëri këtë koment.

Sipas pikës 11, të vendimit të Kuvendit sipërcituar “Vlera mujore e mbulimit të shpenzimeve për transport, është e diferencuar sipas zonave të ndryshme në qarqet ku janë deputetët dhe varion nga 30.016 leke deri ne 40.000 lekë në muaj. Deputetit i mbulohet ky shpenzim pa paraqitur asnjë dokumentacion. Në lidhje me paraqitjen e formularit për deputetin Adriatik Alimadhi ju bëjmë me dije , se deputeti nuk ka plotësuar (vetëdeklaruar/dorëzuar) asnjë dokumentacion të tillë për të përfituar dietat ditore, sipas pikës 7 të vendimit të Kuvendit”./ TCH

Të këshilluara

Vlorë, policia zbulon tritol në një banesë

Një sasi lënde plasëse është gjetur pranë një banese në qytetin e Vlorës. Nga raportimet e para mësohet se lënda plasëse është gjetur pranë banesës së G.H. Bane...

16:44

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI