Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Goditje me biçikletë dhe sherr me grushta, plagoset 58-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 11 June 2020
Goditje me biçikletë dhe sherr me grushta, plagoset

Një përplasje mes dy personave ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, R.C., si pasojë e një konflikti çasti, ka goditur me biçikletë 58-vjeçarin F.H. Pas kësaj, dy personat janë konfliktuar edhe fizikisht. Për pasojë, ka mbetur i plagosur 58-vjeçari, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia, nëpërmjet një njoftimi për mediat, bën me dije se është shoqëruar në komisariatin Nr.3 R.C.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, tek 9 katshet, si pasojë e konflikt te çastit shtetasi R.C., ka goditur me biçikletë dhe me pas është konfliktuar fizikisht me shtetasin F.H., 58 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar ne spital për të marrë mjekim.

Shtetasi R.C., është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Vlorë, policia zbulon tritol në një banesë

Një sasi lënde plasëse është gjetur pranë një banese në qytetin e Vlorës. Nga raportimet e para mësohet se lënda plasëse është gjetur pranë banesës së G.H. Bane...

16:44

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI