Flash

"Kam menduar të tërhiqem për shkak të dëmtimeve": Douglas Costa tregon 'thembrën e Akilit'

Lapsi.al 25 May 2020
"Kam menduar të tërhiqem për shkak të

Në një intervistë për 'The Player's Tribune', Douglas Costa ka zbuluar se për më shumë se një herë ka menduar të tërhiqet nga futbolli, për shkak të shumë dëmtimeve të pësuara në karrierë. "Ka disa momente kur mendoj: "Mund ende të luaj? Sepse zbres në fushë e dëmtohem përsëri - shpjegoi ai -. Pastaj kur shoh Tv kuptoj që ky është pasioni im e se mund të luaj ende në nivele të larta. Bëj shaka me Alex Sandro duke i thënë se kam më shumë rezonanca se prezenca në fushë'".

Sulmuesi i Juventus justifikon në këtë mënyrë edhe luhatjet e shumta që shfaq gjatë një sezoni, kur pasi shpërthen me një formë të shkëlqyer, detyrohet të nisë fazën e rikuperimit pas një dëmtimi: "Njerëzit thonë se Douglas ka potencialin për të qenë një nga më të mirët në botë, por dëmtimet e pengojnë. Kjo gjë më bezdis. Kam potencialin për të qenë një futbollist elitar, por për fajin tim ose jo nuk mund të jem në formën më të mirë. Kjo gjë është shumë shqetësuese".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI