Flash

Rama: E turpshme, romët po përdoren si mish për top për të inskenuar shfaqje të rrezikshme. Reagon ish-deputeti i PD

Lapsi.al 14 April 2020
Rama: E turpshme, romët po përdoren si mish për top për

Kryeministri Edi Rama e konsideron të turpshëm nxitjen e komunitetit rom sipas tij për të inskenuar shfaqje të rrezikshme. Reagimi vjen pas publikimit të një video nga ish-deputeti Luan Baci në Levan të Fierit ku pjesëtarë të këtij komuniteti marrin ndihma shumë pranë njëri-tjetrit pa zbatuar distancimin social.

Kryeministri Rama ne Twitter:

E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore

Pas këtij reagimi të kryeministrit ka ardhur një reagim edhe nga ish-deputeti, i cili është gjithashtu edhe kreu i PD Fier.

Ne pergjigje te KM, per reagimin e tij, mbi prononcimin tim dhe videon e publikuar, para disa momenteve  , ne TV NEWS 24, per skandalin e perseritur ne bashkine Fier, ne shume zona.

I turpshem, çnjerezor, eshte reagimi juaj z. KM, pasi nuk jeni ne gjendje, te kontrolloni situaten dhe mundoheni te mohoni dhe politizoni çdo gje.

Video eshte orgjinale e derguar nga banore qe une nuk i njoh, dhe per kete keni edhe nje prononcim te kryetarit te fshatit rom, ku e verteton katerciperisht kete gje, kryetar qe vete e keni zgjedhur.

Une nuk mund te sajoj, dhe as te organizoj, ngjarje te tilla, me qindra qytetare qe te, ankohen dhe reagojne masivisht, jo vetem njehere, kujtojme ketu edhe skandalin me te njejta permasa te Nj V Levan Fier, para dy ditesh, per padrejtesite qe i shikojne me syte e tyre dhe i ndjejne ne shpinen e tyre.

Ky reagim i juaji nuk eshte reagim prej KM.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI