Flash

Kreu i OBSH-së/ Çfarë do ta ndalojë përhapjen globale të koronavirusit

Lapsi.al 13 April 2020
Kreu i OBSH-së/ Çfarë do ta ndalojë përhapjen globale

Vetëm një vaksinë efektive kundër koronavirusit mund të “ndërpresë plotësisht transmetimin” e sëmundjes në të gjithë botën, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), raporton BBC.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë për media se “lidhja” që kanë shtetet në botë me njera tjetren nënkupton që rreziku i riaktivizimit të Covid-19 do të vazhdojë të jetë real.

“Në fund të fundit, zhvillimi dhe shpërndarja e një vaksine të sigurt dhe efektive do të jetë e nevojshme për të ndërprerë plotësisht transmetimin,” tha Dr Tedros.

Shumica e ekspertëve thonë se një vaksinë që u jep njerëzve imunitetin ndaj koronavirusit nuk do të zhvillohet dhe prodhohet në masë për të paktën një vit.

Ndërsa disa vende konsiderojnë heqjen e kufizimeve të distancës sociale, kreu i OBSH, Tedros paralajmëroi që të mos e bënin këtë derisa të “zënë vend masat e duhura për shëndetin e qytetarëve”.

Të këshilluara

Tërmet 4.5 ballë, epiqendra në Adriatik

Pak minuta më parë lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Durrës. Lukundjet kanë zgjatur vetëm pak sekonda. Sipas raportimeve të para, tërmeti ishte 4.5 ballë...

19:44

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI