
Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, teksa përballet me Bjellorusinë në Budapest, në sfidën që do të përcaktojë skuadrën që do të renditet në vendin e parë të Grupit C1. Trajneri Rolando Maran ka vendosur për 11 futbollistët që do të nisin takimin nga minuta e parë.
Kuqezinjve u mjafton një barazim për të siguruar kreun e grupit dhe ngjitjen në Ligën B, ndërsa synimi mbetet mbyllja e aventurës me një rezultat pozitiv. Shqipëria do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin në klasifikim, pavarësisht mungesës së Ernest Muçit, i cili nuk është rikuperuar në kohë nga dëmtimi i pësuar ndaj Finlandës. Takimi në Budapest drejtohet nga arbitri kroat Igor Pajac./LAPSi.al
