Flash

“Ky nuk është fundi”, Kylie Jenner përballet me padi të tjera

Lapsi.al 15 November 2026

“Ky nuk është fundi”, Kylie Jenner përballet me padi

Problemet ligjore të Kylie Jenner duket se janë larg përfundimit.

Sipërmarrësja amerikane mund të përballet me padi të tjera nga ish-punonjësit e saj, pas katër proceseve gjyqësore të ngritura gjatë shtatë muajve të fundit.

Sipas një burimi të cituar nga “Page Six”, disa ish-punonjës të tjerë që kanë punuar në pronat e Kylie-t po përgatiten të ndërmarrin veprime ligjore ndaj saj.

“Ka padi të tjera që po vijnë kundër Kylie-t. Ky nuk është fundi”, deklaroi burimi, duke shtuar se pretendimet e reja pritet të jenë të ngjashme me ato të ngritura më parë.

Katër ish-punonjëse, të cilat kanë punuar si mirëmbajtëse dhe kuzhiniere private në pronat e saj, kanë ngritur padi duke e akuzuar Jenner-in dhe pjesëtarë të stafit të saj për diskriminim, ngacmim, largim të padrejtë nga puna dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve.

Në padinë më të fundit, të depozituar më 5 nëntor, ish-mirëmbajtësja Dinora Carolina Cabria Amaya pretendon se është përballur me kushte të vështira pune, nuk është paguar për orët shtesë dhe ka pësuar lëndime gjatë kohës që punonte në pronat e Jenner.

Ajo pretendon se një bombolë me spray piperi u aktivizua aksidentalisht në dhomën e lavanderisë, duke i shkaktuar probleme me shikimin dhe irritim të syve.

Gjithashtu, sipas padisë, ajo u bllokua për më shumë se një orë brenda garderobës së Kylie-t, pasi nuk mundi të dilte nga ambienti.

Ish-punonjësja pretendon gjithashtu se u kafshua nga qeni i Jenner-it gjatë pastrimit të hapësirës ku mbahej kafsha dhe se nuk mori ndihmën e nevojshme. Ajo u largua nga puna në shkurt të vitit 2026.

Ndërkohë, një tjetër ish-punonjëse ka pretenduar se ishte detyruar të fshihej në ambiente të ndryshme të shtëpisë sa herë që Kylie ndodhej aty, ndërsa një ish-kuzhiniere private e ka akuzuar atë dhe stafin e saj për diskriminim gjatë shtatzënisë.

 Kjo e fundit pretendon se iu kërkua të kryente punë fizike të lodhshme pavarësisht shtatzënisë me rrezik të lartë dhe se më pas pësoi një abort spontan.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Kylie Jenner, Michael Rhodes, ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar paditë si të pabazuara. Ai ka deklaruar se avokati që përfaqëson ish-punonjëset po përpiqet të përdorë vëmendjen mediatike për të përfituar financiarisht.

“Ne nuk do të frikësohemi nga këto padi. Do t’i mbrojmë me vendosmëri këto çështje të pabazuara dhe presim me padurim të tregojmë edhe anën tonë të historisë”, është shprehur ai.

Avokatja e ish-punonjëseve, Della Shaker, i është përgjigjur deklaratave të përfaqësuesit të Jenner-it, duke theksuar se qëllimi i tyre është mbrojtja e të drejtave të punonjësve dhe jo e reputacionit të personazheve të famshëm.

Të katër çështjet gjyqësore janë ende në proces dhe pretendimet e ngritura nuk janë provuar në gjykatë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI