Flash

Mjegulla përfshin Juglindjen, vështirësi në qarkullimin rrugor në disa akse nacionale

Lapsi.al 15 November 2026

Mjegulla përfshin Juglindjen, vështirësi në qarkullimin

Mjegulla ka përfshirë gjatë ditës së sotme një pjesë të madhe të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve rrugore nacionale.

Më e dendur mjegulla është paraqitur në segmentin nga fshati Libonik deri në Grabovicë, në aksin Korçë-Pogradec. Probleme me dukshmërinë janë evidentuar gjithashtu në rrugën Voskop-Voskopojë, në segmentin Boboshticë-Dardhë, si dhe në pjesë të ndryshme të aksit Qafë Plloçë-Qukës dhe në majën e Qafë Thanës.

Për shkak të këtyre kushteve atmosferike, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. Ndërkohë, në kushtet e uljes së dukshmërisë, Sektori i Qarkullimit Rrugor ka shtuar patrullat në akset problematike për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen aksidente rrugore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI