Flash

Berisha: Majko i kërkoi Ramës dorëheqjen

Lapsi.al 15 November 2026

Berisha: Majko i kërkoi Ramës dorëheqjen

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video që shpjegon qëndrimin e Pandeli Majkos në Mbledhjen e Asamblesë  së  Partisë Socialiste që u zhvillua një ditë më parë.

‘Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen’, kështu shkruan Berisha në postimin që shoqëron videon. Pra ky është interpretimi i Berishës. Por çfarë raportuan mediat ditën e djeshme për Majkon? 

Mediat raportuan se Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste më 14 nëntor 2026, ka paralajmëruar kolegët e tij për ekzistencën e rreth 1 mijë orëve përgjime dhe videome përmbajtje korruptive dhe erotike, të cilat sipas raportimeve mediatike disponohen nga SPAK dhe implikojnë eksponentë të PS-së.

Duke ngritur alarmin se kjo situatë rrezikon rezultatin zgjedhor të partisë veçanërisht në Tiranë, Majko u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë zyrtarëve të përfshirë në këto materiale ose në lidhje me krimin që të japin dorëheqjen menjëherë, përpara se këto pamje të bëhen publike. 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI