Flash

Shok në Kosovë: Arrestohet ish-ministri për trafik droge

Lapsi.al 15 November 2026

Shok në Kosovë: Arrestohet ish-ministri për trafik droge

Gjashtë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në një grup të organizuar kriminal që merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. 

Në mesin e të arrestuarve, sipas mediave në Kosovë, është edhe ish ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija. Ai e mbajti këtë post nga radhët e LDK-së gjatë periudhës 2004–2007. 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokacione u sekuestruan rreth 1.6 kg kokainë, sasi marihuane dhe substancave të tjera narkotike, si dhe rreth 16 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme.

Po ashtu, policia sekuestroi 6 makina, përfshirë Mercedes-Maybach, Porsche dhe Mercedes GLE, ora luksoze Rolex dhe Franck Muller, stoli të çmuara, telefona mobilë, pajisje elektronike, një armë zjarri dhe municion.

Vlera e kokainës së sekuestruar vlerësohet në rreth 111 mijë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e drogës dhe aseteve të sekuestruara arrin në rreth 301 mijë euro.

Operacioni u zhvillua një ditë më parë, pas një hetimi të gjatë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI). 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI