Flash

Rama thirrje Bashës për të 'ulur armët': Ti flasim popullit me një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptari

Lapsi.al 13 April 2020
Rama thirrje Bashës për të 'ulur armët': Ti flasim

Kryeministri Edi Rama i shtriu dorën opozitës për të bashkuar forcat dhe burimet njerëzore në betejën kundër COVID 19. Në një komunikim live në facebook, Rama tha se qëndrimi i deritanishëm i opozitës nuk ka qenë i duhuri por nuk është vonë për të bërë kthesë.

Andej thirrja që i drejtoi Bashës, ishte që mazhorancë dhe opozitë ti flasin me një zë popullit për të mbrojtur së pari jetën e çdo shqiptari, por edhe për të mbështetur familjet dhe bizneset e goditura nga pandemia.

Edi Rama: I kam kërkuar kryetarit të opoziës të bashkoj forcat me mua dhe të bashkojmë ekspertët që kemi në dispozicion qoftë për të fituar aty ku është vija e zjarrit për jetën e njerëzve, qoftë për të rezistuar sa më mirë në vijën e mbrojtjes ekonomike të individëve dhe familjeve më të prekura. Përgjigjen e keni dëgjuar të gjithë në vazhdimësi, akuza për punën heroike që po bëhet në vijën e  zjarrit dhe receta me iluzione për mbështetjen ekonomike. Nuk po qafem dhe nuk dua të fajësoj askënd, jam thjesht i keqardhur që në vend të bashkimit në këtë luftë ku pushteti që duhet mbrojtur është vetëm jeta e çdo njeriu dhe partia që duhet të fitojë ëhstë vetëm Shqipëria nuk janë ulur armët e luftës së vobektë për pushtetin e radhës dhe nuk janë prishur radhët e partive as në emër të jetës së njerëzve dhe as në emër të atdheut që duhet ta kapërcejmë me çdo kusht këtë luftë historike. 

Megjithatë kurrë nuk është vonë dhe thirrja ime për opozitën dhe drejtuesin e saj është që le ti bashkojmë pa humbur kohë forcat, le ti diskutojmë pa nguruar hapat në dyja frontet, le ti ballafaqojmë në distancë sociale patjetër vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimit të tyre patjetër.Le ti flasim popullit me një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptari derin në fund që nga Shkodra ku disa e kujtojnë COVID komunist që duhet përqeshur deri në Vlorë ku disa të tjerë e kujtojnë COVID si opozita që mundet me të qeshur. Le të bëhemi njëherë thjesht shqiptarë.Unë uroj që ky apel i sinqertë të mos bjerë në vesh të shurdhër që është shumë delikat në këtë luftë që sapo kemi kaluar mesin e tunelit dhe vetëm një fije e hollë na ndan nga ecja përpara drejt daljes ose ecja prapakthehu mbrapsht.

Të këshilluara

Tërmet 4.5 ballë, epiqendra në Adriatik

Pak minuta më parë lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Durrës. Lukundjet kanë zgjatur vetëm pak sekonda. Sipas raportimeve të para, tërmeti ishte 4.5 ballë...

19:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI