Flash

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 4 viktima brenda 24 orëve

Lapsi.al 13 April 2020
Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 4 viktima brenda 24 orëve

Janë regjistruar edhe katër viktima të reja nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy viktima janë regjistruar në Shkup një në Veles dhe një në Prilep. Të dhënat e reja e rrisin numrin e viktimave në 38, sipas Rel.

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 26 raste të reja të të infektuarve me koronavirus me çka numri i përgjithshëm ka arritur 854. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 316 dhe Kumanovë 211.

Sipas një bilanci të institucioneve shëndetësore numri i personelit mjekësor të infektuar me COVID-19 është në rritje. Në Kumanovë janë të regjistruar 47 punonjës shëndetësorë të infektuar, në Shkup 36, Dibër 8 dhe Prilep 4.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për lëshimin nga karantina shtetërore të 78 personave të cilët duhet t’i nënshtrohen vetizolimit 14-ditor.

Kjo Ministri për herë të parë që nga aplikimi i kufizimit të lëvizjes gjatë fundjavës, nuk ka regjistruar asnjë shkelje nga qytetarët edhe pse ora policore ishte më gjatë, që nga e premtja në orën 16:00 e deri të hënën në orën 05:00.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI