Flash

Zyrtarët amerikanë: Jemi afër pikut të pandemisë

Lapsi.al 12 April 2020
Zyrtarët amerikanë: Jemi afër pikut të pandemisë

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA janë afër pikut të pandemisë së koronavirusit të ri, por ekspertë të tjerë shprehen se pa një vaksinë ose një kurë të efektshme, rihapja plotësisht e ekonomisë mund të zgjasë më shumë nga sa do të dëshironte administrata e Presidentit Donald Trump.

"Modelet tregojnë se jemi shumë afër pikut. Prandaj mendoj se informacioni është i saktë," tha Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn për programin "This Week” të televizionit ABC.

Presidenti Donald Trump ka këmbëngulur që vendi të hapet sa më shpejt, madje duke sugjeruar në një rast se Pashkët mund të ishin momenti për ta bërë këtë.

Por profesionistët e mjekësisë thanë më pas se rihapja do të ishte e pamundur para fillimit të majit, duke paralajmëruar se infeksionet mund të rigjallërohen nëse hiqen kufizimet.

Zoti Hahn tha se është tepër herët për të caktuar një datë, por shtoi se "Ne shohim dritë në fund të tunelit".

Eksperti amerikan Zeke Emanuel, këshilltar special i drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, tha për ABC News se nuk parashikon që jeta t’i kthehet plotësisht normalitetit edhe për 18 muaj të tjerë. "Kushdo që ju thotë se do të kemi një vaksinë për tre ose katër muaj, ky nuk është realiteti se si funksionon biologjia dhe kërkimi shkencor," tha ai.

Megjithëse disa modele parashikojnë që e diela të shënojë pikun e sëmundjes, kurba e zbritjes nënkupton shumë javë të tjera gjatë të cilave njerëzit në të gjithë vendin duhet të tregojnë kujdes, thanë zyrtarët./VOA

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI