Flash

Ashpërsim masash në Kosovë: E drejta e lëvizjes vetëm 90 minuta në ditë

Lapsi.al 13 April 2020
Ashpërsim masash në Kosovë: E drejta e lëvizjes vetëm

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur masat e reja të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Kosovë, të cilat do të hyjnë në fuqi të mërkurën më 15 prill, duke nisur nga ora 06:00.

Vitia njoftoi se qytetarëve u lejohet të dalin nga shtëpitë dhe banesat e tyre një herë në dite vetëm për 1 orë e gjysmë.

“Morëm vendimin që përfshijnë masat e reja për parandalimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19. Ky kujdes tash e tutje duhet të jetë edhe më i shtuar. Nuk mundemi dhe nuk duhet të tolerojmë edhe lëshimet më të vogla kur në lojë është jeta e qytetarëve tanë. Masat do të hyjnë në fuqi të mërkurën nga ora 06:00 dhe organet përgjegjëse do të përkujdesen që këto masa të zbatohen në përpikëri”, tha Vitia, shkruan Telegrafi.

“Prej datës 15 prill, nga ora 06:00 ndalohet qarkullimi i personave fizikë, jashtë banesave e shtëpive të tyre, përveç atyre mbi moshën 16 vjeçare, të cilëve u lejohet qarkullim për furnizim me ushqim për barëra dhe prokukte higjienike dhe për të kryer obligimet si: pagesa apo punë bankare.

Kjo lëvizje vetëm për një orë e gjysmë në ditë, bëhet në bazë të shifrës së parafundit të numrit peronal të letërnjoftimit. Për shtetasit e huaj, të cilët nuk posedojnë letërnjoftimin e Kosovës, orari i tyre bëhet në bazë të shifrës së fundit të numrit të pasaportës”, bëri të ditur Vitia.

Vitia tha se ndalohet shoqërimi me ndonjë person përveç në dy raste.

“Nuk lejohet shoqërim nga asnjë person tjetër, përveç nëse janë persona me aftësi të kufizuara, dhe personat nën 16-vjeç, me kusht që të jetë i shoqëruar nga një anëtar i të njëjtës bashkësi familjare. Për shkak të rrezikut të lartë për personat në moshë, ju lutemi që personat mbi moshën 65-vjeçare të mos dalin nga shtëpia apo banesa përveç në raste urgjente dhe të domosdodhme për ta”, bëri të qartë Vitia.

Të këshilluara

Tërmet 4.5 ballë, epiqendra në Adriatik

Pak minuta më parë lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Durrës. Lukundjet kanë zgjatur vetëm pak sekonda. Sipas raportimeve të para, tërmeti ishte 4.5 ballë...

19:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI