Flash

Ftesa e Ramës për bashkëpunim, vjen përgjigja e Lulzim Bashës

Lapsi.al 13 April 2020
Ftesa e Ramës për bashkëpunim, vjen përgjigja e Lulzim

Lulzim Basha nuk ka vonuar ti përgjigjet ftesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim në kuadër të krizës së koronavirusit.

Rama thirrje Bashës për të ‘ulur armët’: Ti flasim popullit me një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptari 

"Unë nuk do të përfshihem në asnjë debat, dhe i bëj ftesë që të shmangë retorikën dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës dhe të fokusohet te prioriteti i qytetarëve, shëndeti dhe ekonomia. Ky është prioriteti im, ekspertët tanë janë gati në cdo moment të qytetarëve në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, propozimet janë konkrete. E gjithë energjia dhe vëmendja e opozitës janë në shërbim të njerëzve. Paketa që shpalli presim të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe ta analizojmë. Ne kemi shqetësime në dy rrafshe, që të mos ketë hendek mes asaj që thuhet dhe bëhet dhe nevoja për të ndërtuar një plan, që jo vetëm të japë shpresë por edhe rrugë për të dalë, strategji për të cilën kyçe është testimi", u shpreh Basha.

Kreu i Partisë Demokratike përsëriti apelin e tij për sa më shumë testime.

"Të paguhet më shumë sot për stafin mjekësor, për policët, ushtarët, kamionistët, furnizuesit, shitësit, edhe mediat që është në terren dhe një hetim epidemiologjik të vërtetë, Ajo që dimë është se, nuk ndodh kjo. Dhe pastaj shohim që situata del jashtë kontrollit" - u shpreh Lulzim Basha.

Të këshilluara

Tërmet 4.5 ballë, epiqendra në Adriatik

Pak minuta më parë lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Durrës. Lukundjet kanë zgjatur vetëm pak sekonda. Sipas raportimeve të para, tërmeti ishte 4.5 ballë...

19:44

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI